Dhelpra kafshon gishtin e bebit.

Një ngjarje e pazakontë e ndodhur në Bromley të Londrës ka terrorizuar të gjithë banorët e kësaj lagjeje. Daily Mail shkruan se një dhelpër ka kafshuar një bebe të vogël vetëm pesë javësh, në shtëpinë e tij. Nëna 28 vjeçarja e vogëlushit Denny Dolan është tmerruar kur ka parë fëmijën e saj të mbuluar me gjak dhe dhelprën shumë pranë tij. Ajo është përpjekur të shkëpusë dhelprën nga bebi dhe ka lajmëruar menjëherë ambulancën. Bebi ka humbur një gisht, por nuk është në rrezik pë jetën.